FIFA aprovon rregulloren e re
FIFA ka njoftuar se futbolli do të ketë disa rregulla të modifikuara. Rregullat e reja do të hynë në fuqi nga sezoni i ardhshëm dhe normalisht bëhen për përmirësimin e lojës, shkruan Albeu.com

Rregulli i parë që do të ndryshojë do të ketë të bëjë me vendosjen e murit gjatë goditjeve të dënimit. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohen më që lojtarët kundërshtarë të rrinë afër me murin.

Rregulli i dytë ka të bëjë me rastet kur arbitri ka kontakt me topin gjatë lojës. Deri më tani, ku gjyqtari prek topin, atëherë loja vazhdon rregullisht, por k o do të ndryshojë. Topi do t’i kalojë skuadrë që e kishte kontroll. Në rastet kur shënohet gol pas kontaktit me arbitrin, atëherë goli do të anullohet dhe topi do t’i përkasë portierit.

Rregulli i tretë ka të bëjë me penalltitë. Portierëve nuk do tu kërkohet më t’i mbajnë të dy këmbët mbi vijën e bardhë gjatë goditjeve të 11-metërsiht, por të paktën vetëm 1. Një tjetër ndryshim është ai që çdo top i prekur me dorë brenda zonës do të jepet penallti, përjashto këtu rastet kur topi kap në dorë pas një kontakti me një pjesë tjetër të trupit, apo kur kemi të bëjmë me dorë të ngjitur. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori