FIFA bën skandalin e radhës, nuk përfshin Shaqirin për golin e vitit (VIDEO)
FIFA ka publikuar 10 kandidatë finalistë për golin e vitit të shënuar në sezonin e fundit. Çmimi që njihet ndryshe si ndryshe si "FIFA Puskas Award" dhe jepet çdo vit nga institucioni më i rëndësishëm i futbollit botëror.
Lionel Messi është përzgjedhur falë golit të tij në Kupën e Amerikës me Argjentinën përballë SHBA-së, ndërkohë që në të nuk mungon as shoku i skuadrës Neymar për golin ndaj Villareal.
Çuditërisht mungonXherdanShaqiri, i cili shënoi një gol të mrekullueshëm me Zvicrën ndaj Polonisë, por kjo mesa duket nuk e ka bindur FIFA-n për ta përfshirë në 10 kandidatët për golin e vitit. /albeu.com/