FIFA del hapur pro Messit dhe Ribery (FOTO-LAJM)

"2013 ishte një tjetër vit i mbushur me gola për Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka shënuar 34 gola në kampionatin spanjoll të sezonit 2012-2013 - ku është kaluar nga Mesi me 45 gola - ndërsa shumë të tjerë i ka shënuar në kompeticionet europiane dhe me kombëtaren portugeze. Gjithmonë në nivelin më të lartë me Realin e Madridit dhe me Portugalinë, sulmuesi i cili e ka fituar Topin e Artë të FIFA-s në vitin 2008 mbetet simboli i klubit merneges, ndaj nuk është surprizë nëse rinovon kontratën deri në vitin 2018, madje po vlerëson mundësinë për të dalë në pension me Realin.”
Profilet që FIFA ka realizuar për kandidatët e cmimin e Topit të Artë kanë ndezur një polemikë të mprehtë. Cristiano Ronaldo nuk është trajtuar në të njëjtën mënyrë si Lionel Messi apo Franc Ribery, që së bashku me sulmuesin e Realit të Madridit janë favoritët për ta fituar këtë trofe individual.

Në teksitn e hartuar për yllin portugez, bëhet krahasim me golat e Mesit, duke cituar ato që janë shënuar në 2012, që nuk janë të vlefshëm për fitimin e këtij cmimi. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2013, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori