FIFA dënon Madridin
Pëlqej
Atletico Madrid është gjobitur më 46 mijë euro për thyerje të rregullës për palën e tretë, gjatë nënshkrimit te Alessio Cercit nga Torino më 2014

Italiani ishte transferuar në Spanjë për rreth 16 milionë euro, por ka bërë vetëm 11 paraqitje për Atleticon duke shënuar një gol.

Megjithatë, ky transferim ka thyer nenin e 18b të statusit të FIFA’s për transferët e lojtarëve, e cila rrethull thotë që “asnjë klub nuk duhet të hyjë në një kontratë e cila ia mundëson palës tjetër të kontratë apo ndonjë palë të tretë për të pasur mundësinë e ndikimit në çështjen e pagës dhe pavarësisë së transferimit, politikat e tij apo paraqitje për skuadrën e tij”.

Marca raporton që një palë e tretë nga Qatari e ka financuar 50 për qind regjistrimin e Cercit, edhe pse kjo gjë nuk specifikohet në deklaratën e FIFA’s.

“Komiteti disiplinor i FIFA e ka sanksionuar klubin Atletico de Madrid nga Spanjë, me një gjobë prej 52 500 franga për shkak se ka thyer aktin 18b të rregullores dhe statusit për transferim të lojtarëve”, ka konfirmuar trupi qeverisës i futbollit.

“Klubi ka involvuar jo ligjërisht përzierjen në kontratë të një pale të tretë që ndikon në pavarësinë e klubit dhe në çështjet e transfereve dhe nuk është në përputhje me sistemin ndërkombëtarë të transfereve në futboll”.
Shtuar më 17/08/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori