FIFA do të dënojë Realin dhe Atleticon
FIFA duket e vendosur të bëjë shembull futbollin spanjoll. Pas bllokadës në merkato ndaj Barcelonës për parregullsi në transferimet e lojtarëve minorenë, të njëjtin fat mund të kenë edhe dy gjigantët e tjerë të La Ligas, Atletico dhe Real Madrid.

Lajmi është dhënë dy programe të ndryshme televizive në Spanjë, sipas të cilëve, FIFA tashmë e ka marrë vendimin dhe do t’ia komunikojë më parë Atleticos e më pas Realit.

Masa ndëshkuese do të jetë e njëjtë si në rastin e Barcelonës: bllokadë në dy seksione të merkatos, pra në verën e këtij viti dhe në dimrin e vitit të ardhshëm. Kjo do të thotë se asnjë prej dy klubeve të kryeqytetit nuk mund të bëjë afrime të reja, me përjashtim të lojtarëve që janë dhënë në huazim në skuadra të tjera.

Te "Los Blancos" janë në dijeni prej kohësh të këtij vendimi të pritshëm të FIFA-s dhe kështu mund të shpjegohen edhe lëvizjet e nxituara në merkato pa pritur fundin e sezonit.

Në 4 muaj, presidenti Florentino Perez shpenzoi mbi 50 milionë euro për Odegaard, Lucas Silvan, Asension dhe Danilon, ndërsa ka patur tentativa edhe për portierin De Gea.

Nga ana tjetër, te Atletico tregohen të qetë përballë këtij lajmi, duke siguruar se ashtu si Reali, nuk kanë marrë ende asnjë informacion zyrtar nga FIFA. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2015, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori