FIFA do të organizojë ndeshje bamirësie për të mbledhur fonde për luftën ndaj koromavirusit
FIFA Foundation do të organizojë një ndeshje nga e cila do të grumbullohen fonde për të luftuar koronavirusin.

Mauricio Macri, presidenti i ekzekutivit ka bërë të ditur se cili do të jetë pak a shumë sistemi i kësaj ndeshje.

"Fondacioni do të përfshijë jo vetëm botën e komunitetit të futbollit, por edhe të tjerë të interesuar që të marrin pjesë, nga organizata joqeveritare, fondacione të tjera, përfshirë sektorin privat dhe qeverinë, në mënyrë që të garantojmë se iniciativa është ndihmë e rëndësishme për ata që janë në front, në luftën kundër Covid-19", ka thënë Macri.

Sa i përket vendit dhe kohës se kur do të luhet kjo ndeshje, ka folur Youri Djorkaeff, shefi ekzekutiv i FIFA Foundation.

Djorkaeff nuk ka dhënë detjae, por ka bërë të ditur se më vonë do të njoftohet rreth kohës dhe vendit.
Shtuar më 18/05/2020, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori