FIFA: Edhe dy arbitra te tjere ne fushe
Albeu.com
Ndeshjet e ardhshme të Champions League do të drejtohen nga dy asistentë më shumë. “International Football Association Board” i ka ndezur dritën jeshile aplikimit të dy arbitrave shtesë për të ruajtur vijën fatale dhe zonën e ... rreptësisë, projekt që u aplikua sezonin e shkuar në Europa League. Ky rregull do aplikohet edhe në Superkupën Evropiane.

Në bazë të kritereve të vendosura nga kjo shoqatë, rregulli i ri do aplikohet edhe për Kupën e Konfederatave të Azisë, për kampionatin e femrave në Brazil, në Meksikë, etj.

Ndërkohë, përsa i përket teknologjisë në fushë, ende nuk është bërë asnjë hap para.
Shtuar më 22/07/2010, ora 09:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori