E FUNDIT/ Humb jetën një nga protestuesit e Astirit
FIFA gati të dënojë dhe klubet e Premier League
Klubet e Premier League mund të përballen me të njëjtat dënime nga FIFA si ato të La Ligas, lidhur me transferimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeç.

"The Telegraph" shkruan se Drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, Angel Sanchez, ka njoftuar se disa skuadra angleze, po hetohen nga FIFA lidhur me parregullsitë në transferimin e lojtarëve nën moshën e duhur.

Chelsea u dënua me dy merkato pezullim në vitin 2009, por vendimi u hodh poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Kujtojmë se edhe Realit dhe Atleticos iu ndalua transferimi i lojtarëve për dy sesione merkato, ndërkohë që më parë një dënim të tillë ka kaluar dhe Barcelona.
Shtuar më 17/01/2016, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori