FIFA i bllokoi merkaton, Chelsea apelon vendimin
FIFA konfirmoi zyrtarisht sot përmes një deklaratë se klubi i Chelsea-t ka apelaur vendimin për pezullim e merkatos për dy vite, shkruan Albeu.com.

Blutë në fakt u dënuan për thyerjen e rregullave në transferimet ndërkombëtare të lojtarëve nën 18 vjeç

Klubi i oligarkut Abramovich përveç bllokimit të merkatos i është vendosur dhe një gjobë e majme, megjithatë sic kishte njoftuar vetë klubi anglez muajin e shkuar tashmë aplimi i vendimit është bërë zyrtar.

Ndërkohë në pritje të seancës në apel data e ankesës ende nuk është vendosur. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori