FIFA jep një lajm të mirë për Kosovën
Federata e Futbollit Ndërkombëtar (FIFA) i ka dhënë leje Vedat Muriqit që të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Muriqi, sulmues që luan për skuadrën e Genclerbirigi, tani ka të drejtën të luajë për Kosovën në ndeshjen e parë kualifikuese në histori të vendit, pra më 5 shtator kundër Finlandës.

Muriqi ka kaluar nëpër grup-moshat e Kombëtares së Shqipërisë, por pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, ka vendosur ta përfaqësojë këtë të fundit, për të cilën edhe ka marrë aprovimin e FIFA’s./Albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 20:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori