FIFA mendon të shuajë Kupën e Botës për Klube
Zv.sekretari i FIFA-s, Zvonimir Boban, ai që në fjalën e tij në "Globe Soccer Awards" ka folur për këtë konkurrencë të diskutueshme.

Ish-mesfushori i Milanit e ka quajtur Botërorin e Klubeve të padobishëm, sic është organizuar në vitet e fundit, duke thënë se, në fakt, nuk ndihmon askënd. Në këtë mënyrë, ai ka njoftuar ndryshimet e ardhshme.

Me shumë mundësi, ky kompeticion do të jetë i ngjashëm me Kupën e Konfederatave: "Ne jemi duke punuar për të bërë ndryshime, FIFA ka obligime dhe detyra. Ajo duhet të mendojë për të mirën e klubeve, sepse ato janë themeli i gjithë sistemit.

Formula mund të pësojë ndryshime drastike në krahasim me kompeticionin aktual, ku mini-turneu me ekipet kampione organizohet çdo vit, në mes të sezonit europian. Boban sqaron: "Ideja është për një kompeticion që të luhet çdo katër vite, ku tetë grupe me nga tri skuadra të zhvillojnë një garë mes tyre.

Një vendim do të merret edhe sipas nevojave të klubeve dhe lojtarëve, siç shpjegon Boban: "Kam folur me trajnerët dhe lojtarët, të cilët kërkojnë të mos e rritim numrin e lojrave. Mendoj se organizimi i një turneu të tillë çdo katër vite krijon te klubet mundësi për ta menaxhuar më mirë sezonin përkatës". /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori