Federatat elitare të Europës i kanë kërkuar FIFA-s të rishikojë edhe një herë
rregullin e zëvendësimeve. Federata
Gjermane dhe ajo Franceze kanë përkrahur
futjen e zëvendësimit të katërt, në rast se finalet e mëdha të Botërorit do kalojnë në kohë shtesë. Me
rregullin aktual lejohen vetëm tre zëvendësime, ndërsa rregulli i ri do bëjë të mundur edhe zëvendësimin e 4-t, por në kohë shtesë.
"Ne jemi dakord me
futjen e zëvendësimit të 4-t. Kjo do u vijë shumë në ndihmë lojtarëve", tha presidenti i Federatës
Gjermane, Nirsbah.
Këtë nismë e ka përkrahur edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, Michel D’Huge: "FIFA ka për të detyrë të ndihmojë lojtarët. Ka raste dëmtimesh, të cilat duhen kompensuar".
Këtë
rregull e ka mbështetur edhe ishtrajneri i Francës, Gerard Hulier. Të drejtën për të ndryshuar këtë
rregull e ka IFAB, i cili mblidhet një herë në vit. Në këtë institucion bën pjesë Blatter, Valcke dhe presidentët e federatave britanike. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014,
ora 17:25