FIFA merr vendimin, do padisë Blatterin dhe Platinin
Federata Botërore e Futbollit (FIFA) do të padisë Sepp Blatter dhe Michel Platini, një propozim i miratuar unanimisht nga Komiteti i Menaxhimit.

Me këtë proces gjyqësor, FIFA dëshiron të rikuperojë dy milionë euro.

Blatter dikur njeriu i parë i FIFA-s, në janar 2011 miratoi atë që më vonë u quajt “pagesa e padrejtë” për Platini.

Paratë u transferuan nga organi drejtues i futbollit botëror te Platini dy javë më vonë.

Më vonë u përcaktua se nuk kishte asnjë bazë për këtë pagesë dhe se konsiderohej dhuratë.
Shtuar më 11/12/2019, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori