E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
FIFA ndan shpërblimet e "Brazil 2014"
FIFA ka shpërndarë në arkat e klubeve shpërblimet e përcaktuara për pjesëmarrjen e futbollistëve në Kupën e Botës "Brazil 2014". Qeveria botërore e futbollit ka ndarë në total 70 milionë euro në arkat e 396 klubeve nga 57 vende të ndryshme, ku shumë pak prej tyre, vetëm 10 për të qenë të saktë, kanë kaluar kufirin e 1 milionë eurove.

Pjesa e luanit ka shkuar për Bayern Munchen, skuadrën që furnizoi me më shumë lojtarë Gjermaninë kampione të botës me klubin bavarez që ka arkëtuar me tepër se 1.7 milionë euro, duke lënë pas në klasifikimin special Real Madrid që ka përfituar rreth 1.3 milionë euro dhe Chelsean që ka arkëtuar 1.25 milionë.

Barcelona ka përfituar 1.2 milionë euro dhe sipër kufirit të 1 milionë eurove bashkë me skuadrat italiane Juventus e Napoli janë dhe anglezët e Manchester United, Manchester City dhe Arsenal.

Në bazë të akordit që kishte arritur që më parë me klubet FIFA ka derdhur nga 2.800 dollarë në ditë për çdo futbollist që ishte impenjuar me kombëtaren e tij para dhe gjatë Botërorit. /albeu.com/
Shtuar më 09/01/2015, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori