FIFA nuk gjen paqe, FBI del me akuza të reja
Sipas prokurorëve amerikanë FIFA mori ryshfet për të vendosur që Kupa e Botës të vendosej në Rusi dhe Katar.

Në atë që mund të jetë një kthesë shumë domethënëse në hetimin e gjatë të FBI-së mbi akuzat e korrupsionit në futboll, një aktakuzë e re u zbulua të hënën në Gjykatën e Qarkut të SHBA.

Dokumentet pretendojnë se disa ish-anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s "u janë ofruar ose marrë ryshfete në lidhje me votat e tyre".

Departamenti i Drejtësisë bën akuza kundër Nicolas Leoz, ish-presidenti i organit qeverisës të Amerikës së Jugut Conmebol, dhe ish-i pari i federatës së Brazilit Ricardo Teixeira.

Të dy akuzohen se kanë marrë para "në këmbim të votave të tyre në favor të Katarit për të pritur Kupën e Botës 2022".

Ish-nënkryetari i FIFA, Jack Warner i Trinidad dhe Tobago u pohua gjithashtu se u pagua pothuajse 5 milionë euro për t’i dhënë votën Rusisë për Kupën e Botës 2018.

Rusia mundi Anglinë për të fituar të drejtën për të pritur Kupën e Botës në 2018. Warner ishte presidenti i Konfederatës së Amerikës së Veriut dhe Qendrore dhe Karaibeve.

Një tjetër ish-anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s – shefi i futbollit në Guatemala, Rafael Salguero – dyshohet se i ishte premtuar ryshfet për të votuar për Rusinë.

FBI po punon për të vërtetuar këto akuza, derisa organi më i lartë i futbollit botëror pritet të marrë goditje të rëndë.
Shtuar më 07/04/2020, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori