FIFA nuk tregon mëshirë për Presidentin e Federatës braziliane të futbollit, dënohet përjetësisht
Komisioni i Etikës në FIFA nuk ka ndërmnd ta tolerojë dhe si pasojë e ka dënuar përjetësisht presidentin e federatës braziliane të futbollit, Marko Polo Del Neron.

Ai akuzohej për ryshfet me të drejtat televizive dhe FIFA nuk ka treguar aspak mëshirë për Del Neron. Hetimi ndaj tij ka nisur që në vitin 2015, dhe është vërtetuar se ai ka qenë i përfshirë direkt në marrjen e ryshfetit për kontratat e të drejtave televizive në disa turne në Amerikën Latine.

Ai u dënua gjithashtu edhe me 1 milion dollarë gjobë./albeu.com/
Shtuar më 28/04/2018, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori