FIFA përjashton përgjithmonë sekretarin e përgjithshëm Valcke
Pas pezullimit të presidentit në detyrë, Joseph Blatter dhe Michel Platini, organi qeverisës i futbollit botëror FIFA ka përjashtuar këtë të mërkurë edhe sekretarin e Përgjithshëm të organizatës, Jerome Valcke.

55 vjeçari nga Franca, aktualisht rezultonte i pezulluar nga të gjitha aktivitetet sportive, për shkak të përfshirjes së dyshuar në një skemë përfitimi nga shitja e biletave të Kupës së Botës.

FIFA kishte rekomanduar më herët se ai duhej pezulluar nga futbolli për 9 vite, ndërkohë që tashmë ka marrë vendimin për ta përjashtuar përgjithmonë.
Shtuar më 13/01/2016, ora 11:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori