1.6 ton kokainë, kapet në Shkodër me çanta me para bosi i grupit
FIFA po mendon që të krijoj një mini Kupë Bote me 8 ekipe
FIFA po mendon të bëjë një mini Botëror me 8 ekipe. Kompedicioni të zhvillohet çdo 2 vite, në tetor ose në nëntor.

Agjensia e lajmeve “Reuters” pretendon se ka parë një dokument ku presidenti i FIFA-s Xhani Infantino ka sygjeruar një turne të tillë, duke filluar nga 2021.

Polemikat në fakt vazhdojnë ende për propozimin e Kupës së Botës me 48 ekipe duke filluar nga 2026. Nëse ky propozim miratohet, atëherë Kupa e Konfederatave do të anulohej dhe kjo mini Kupë Bote do të zhvillohej paralelisht me turnetë egzistues ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 02/05/2018, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori