FIFA refuzon apelin e Barçës: Merkato e bllokuar
Pëlqej
FIFA konfirmon bllokadën për Barcelonën. Organizmi më i lartë futbollistik në botë, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet, ka komunikuar se ka hedhur poshtë apelin e klubit blaugrana, të ndëshkuar për transferimin e disa futbollistëve minorenë.

Katalanasit nuk mund të bëjnë shit-blerje në dy merkatot e ardhshme (dimër dhe verë 2015), ndërsa janë gjobitur edhe me 500 mijë franga zvicerane. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori