FIFA revolucion në merkato, shikoni se çfarë pritet të ndodhë
Gazeta gjermane “Bild” raporton se FIFA ka gati një plan për të kufizuar numrin e futbollistëve të huazuar gjatë një merkatoje.

Institucioni më i lartë i futbollit në botë pritet që ta ulë numrin deri në 8 brenda një sezoni. Kjo vjen për të shmangur raste të klubeve të mëdha që huazojnë gati një dyzinë më futbollistë.

Chelsea ka 40 futbollistë të huazuar në ekipe të tjerë, Juventus ka 26 të tillë. Kjo është një praktikë e ndjekur nga shumë klube ku nuk mund tu japin minutazh të gjithë lojtarëve dhe i huazojnë ata ku kanë mundësi të luajnë.

Në qoftë se ndonjëri prej tyre “shpërthen” ata aktivizohen me ekipin e parë. Gjithashtu kjo është edhe një mënyrë e mirë përfitimi.

Shtuar më 13/09/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori