FIFA ul cmimet e biletave per Boterorin 2010
Albeu.com
FIFA ka vendosur të shkurtojë për 30 për qind çmimin e biletave të ndeshjeve të Kampionatit Botëror të futbollit 2010 që do të mbahet në Afrikën e Jugut. Qëllimi i kësaj mase është shmangia e lënies bosh të vendeve në stadium, madje edhe në ndeshje të rëndësishme.
Të enjten, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter tha se ishte i brengosur pasi çmimet e biletave po largonin tifozët.
Rreth 450 000 tifozë të huaj pritet të vizitojnë Afrikën e Jugut nga 11 qershori deri më 11 korrik, për të përcjellë ndeshjet e Kampionatit Botëror në futboll.
Shtuar më 20/02/2010, ora 22:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori