FIFA ka vendosur të shtyjë me një vit edicionin e parë të Botërorit të
Klubeve me format të ri më të zgjeruar.
Burime të gazetës spanjolle "AS" bëjnë me dije se shtyrja zyrtare e këtij
kompeticioni do të vijë shumë shpejt.
I parashikuar për t’u zhvilluar për herë të parë në verën e vitit 2021,
kompeticioni i ri i dëshiruar me çdo kusht nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, do të shtyhet për shkak të pandemisë së Koronavirusit që ka bërë lëmsh kalendaret e shumë kompeticioneve futbollistike.
Për shkak se në verën e vitit 2021, do të zhvillohet Euro 2020, edicion i parë i Super24 (kështu do të quhet Botërori i ri i
klubeve ku do të marrin pjesë 24 skuadra) me shumë gjasa do të mbahet në Kinë në muajin qershor të vitit 2022.
Shtuar më 14/04/2020,
ora 13:55