Figo: Edhe pas largimit të Ronaldos, Real Madrid do shkëlqejë
Ish-futbollisti i Real Madrid, Luis Figo ka deklaruar se edhe pas largimit të Ronaldos, Real Madrid përsëri do të mbetet një nga klubet më të mira në botë.

Figo gjithashtu ka komentuar edhe largimin e mudshëm të 5 herë fituesit të “Topit të Artë” dhe ka thënë se nuk beson se Ronaldo do largohet nga Madridi, megjithatë ai nuk më të rrijë gjithmonë te "Los Blancos".

“Unë shpresoj që Cristiano të qëndrojë, siç duan të gjithë tifozët e Real Madridit. Një ditë ai do të ndalet së luajturi, ndërsa Real Madridi do të vazhdojë të jetë një nga klubet më të mira në botë” deklaroi Figo. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 13:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori