Figo: Lojtarët e mëdhenj si ai përshtaten me çdo situatë
Pëlqej
Legjenda e Real Madridit dhe Interit, Luis Figo ka thënë se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është i aftë të transferohet dhe të luajë tek gjigantët spanjollë.

Forma e tij e lartë dhe golat nga të gjitha pozitat kanë bërë që Icardi të bëhet njëri nga sulmuesit kryesorë në botë.

Këto paraqitje kanë bërë që kapiteni i Interit të jetë shumë i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, ku Reali është një ndër ekipt për të nënshkruar me të.

Argjentinasi ishte gati të bashkohej me Realin në muajin janar, por thuhet se trajneri Zinedine Zidane ka bllokuar marrëveshjen mes kërkesave që dëshironte të mbronte Karim Benzeman.

Megjithatë, legjenda portugeze Figo, nuk do të habitej nëse Reali përpiqet përsëri ta transferojë këtë verë.

“A është i gatshëm të luajë për Real Madridin? Lojtarët e mëdhenj si ai përshtaten me çdo situatë, ata kanë cilësi për të luajtur në çdo ekip”.

“Më shumë se vullneti i lojtarit, do të varet nga situata financiare e Interit”, përfundoi ish-fituesi i Topit të Artë. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2018, ora 23:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori