Figo, shorti ishte i lehtë për Interin
Luis Figo ka thënë se Interi ka rënë në një grup mjaft të lehtë të Ligës së Kampionëve. Në shortin e hedhur në ditën e mërkurë Interi ka qenë ekipi i cili ka qëlluar në një grup mjaft të lehtë.

"Shorti i Ligës së Kampionëve është çdo herë i vështirë, pasi ka klube të forta. Manchester City dhe Villareali mund të befasojnë pasi janë klube shumë të forta dhe luajnë shumë mirë".

"Interit i shkoi gjithçka mirë. Jemi shumë të lumtur me këtë short dhe shpresojmë të shkojmë sa më larg që është e mundur në këtë sezon të Ligës së Kampioneve", tha Figo.
Shtuar më 26/08/2011, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori