Fiksimi për Chiesan sakrifikon 3 lojtarë të Interit
Ylli italian i Fiorentinës është një nga talentet më të kërkuar ne Itali dhe jashtë saj. Chiesa prej kohësh kërkohet nga Interi, por momenti duket për hapin e madh është më pranë se kurrë me "zikaltërit" që janë të gatshëm të sakrifikojnë Radja Nainggolan, Henrique Dalbert dhe Victor Moses .

Sipas raportimeve në Itali, ‘Nerazzurri’ janë duke punuar një plan veror për të mbledhur fonde rreth 50 milionë euro, aq sa vlerësohet reprezentuesi italian.

Inter në garën për Chiesan, përballën me konkurrencën e Juventus, PSG dhe Manchester United.

Chiesa është 22 vjeçar, dhe në 123 paraqitje për Fiorentinën ka shënuar 21 gola.

Ai gjithashtu është i biri i legjendës italiane, Enerike Chiesa.
Shtuar më 04/04/2020, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori