"Fillimi i fundit të karrierës", ish sulmuesi i Realit e United shpërthen në lot (VIDEO)
Pas 10 vitesh në futbollin Europian, Javier Hernandez vendosi ta vazhdojë karrierën si lojtar në Amerikë. I njohur si "Chicharito", sulmuesi i njohur firmosi me Los Angeles Galaxy në MLS.

Një zgjedhje mjaft e guximshme kjo nga ana e ish futbollistit të Realit të Madridit, Manchester United dhe Bayer Leverkusen pasi i duhet të zëvendësojë një sulmues si Zlatan Ibrahimovic.

Sigurisht që ky vendim nuk ka qenë i lehtë për Chichariton dhe një bisedë telefonike me babanë e tij, ku i tregonte që ëndrra evropiane mbaroi, ka marrë vëmendje të madhe.

“Është e sigurt që do të shkoj te LA Galaxy. Çdo gjë është perfekt, babi, thjesht… më duket sikur është fillimi i fundit të karrierës time. Ëndrra evropiane përfundoi babi, por nuk dua të mërzitesh. Kemi arritur shumë gjëra bashkë, tani do të jemi më afër. Do t’iu takoj më shpesh”, i tha mes të tjerash Chicharito babait të tij, duke shpërthyer në lot.

Video e këtij momenti, është bërë menjëherë virale në rrjet.

Shtuar më 24/01/2020, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori