E FUNDIT/ Basha lajmëron konferencë urgjente
Filloi sezoni i ri në kampionatin e Maqedonisë në futboll
Albeu.com
Të dielën filloi sezoni i ri në futboll në kampionatin e Maqedonisë. Ndeshja më interesante u zhvillua në stadiumin e qytetit në Shkup ku u takuan Vardari dhe Pobeda.Fitore të merituar morën "kuq e zinjtë" nga Shkupi edhe atë me rezultat bindës 3 me 0. Autor i golit të parë ishte Jançevski në minutën e 56. 9 minuta më vonë pas krosimit të mirë të Pollozhanit, Kërstevski me kokë shënoi autogol, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Gligorov në minutën e 85.

Në ndeshjet tjera, kampioni aktual Rabotniçki Kometall në terren mysafir luajti baraz 1 me 1 kundër Napredokut. Makedonija Gj.P. mposhti Turnovon me rezultat 4:0, ndërsa Renova dhe Sileksi luajtën baraz pa gola. Milano dhe Metallurgu ndeshjen e tyre do ta luajnë ditën e mërkurë, ndërsa pas largimit të Bashkimit, skuadra e Pelisterit është e lirë në këtë xhiro.
Shtuar më 04/08/2008, ora 06:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori