Tensionohet situata tek Ministria e Brendshme, prishet rrethimi
Parashikoi ndeshjet me rezultat në kokë, Xhelal Mziu pritet të kalojë në Etikë
Pëlqej
Kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, do të mbahet mend për dy parashikimet e sakta që ka bërë publikisht për fatin e ndeshjes Teuta-Laçi dhe Vllaznia-Laçi. Këto parashikime të kryebashkiakut Mziu, njëkohësisht financues i ekipit të Kamzës, pritet që të jenë objekt i Komisionit të Etikës. Të dielën e 18 marsit, i ftuar në emisionin “Fair Play”, të gazetares Enkeleida Zeko në “News 24” kryetari i Bashkisë Kamzë deklaroi:

“Teuta do të fitojë kundër Laçit javën e ardhshme. Kjo sfidë do të kuotohet edhe në bastet sportive dhe ftoj të gjithë ata që luajnë baste, të luajnë fitoren e Teutës”. Realisht, ndeshja Teuta-Laçi u mbyll me fitoren 1-0 të durrsakëve. Por, të dielën e 29 prillit Mziu për “Panorama Sport” bëri një parashikim më preciz, pasi gjeti në kokë rezultatin e ndeshjes Vllaznia-Laçi.

“Kam informacion se fiton Vllaznia. Premion që i kishin premtuar e ka marrë Laçi! Vini baste se fiton Vllaznia 1-0”, deklaroi Mziu për “Panorama Sport” pak para fillimit të ndeshjes në “Loro Boriçi”. Më shumë se parashikime, këto janë përdorur nga kryebashkiaku i Kamzës për të denoncuar mbarëvajtjen e kampionatit, ku në luftën për mbijetesë është përfshirë edhe Kamza, raporton Panorama.

Burime pranë FSHF-së kanë bërë me dije për “Panorama Sport” se parashikimet e saktaXhelal Mziut pritet që të kalojnë për shqyrtim në komisionet përkatëse të federatës. Fillimisht, parashikuesi i ndeshjeve të sakta, Xhelal Mziu, pritet që të kalojë në Komisionin e Disiplinës në mbledhjen e kësaj jave, i cili do të vendosë se si do të veprohet me këtë rast.

Gjithashtu, thuhet se Komisioni i Etikës, i cili nuk mblidhet prej kohësh, po grumbullon materialet e duhura dhe pritet të nisë një hetim për deklarimet e kryetarit të Bashkisë Kamzë, Xhelal Mziu.

Shtuar më 02/05/2018, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori