Fillojnë hallet për Mavrajn, trajneri urdhëron që të stërvitet me ekipin e dytë
Periudhë tepër e vështirë për Mërgim Mavrajn në radhët e Hamburgut në Bundesligë. 31-vjeçari sapo ka marrë një lajm të hidhur nga klubi i tij.

Në klubin e tij po veprohet më dorë të hekurt për shkak të gjendjen kritike ku ndodhet skuadra dhe trajneri Christian Titzka urdhëruar që shqiptari të stërvitet me ekipin e dytë për një periudhë të pacaktuar.
Vendimin e marrë nga trajneri, e sqaroi drejtori sportiv, Bernhard Peters:

“Stafi teknik ka vendosur ta largojë Mërgim Mavrajn nga ekipi i parë për motive sportive. Është kërkuar që të stërvitet me U-21 deri në një vendim të dytë.” tha Titzka. /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori