Fillojnë kërkimet për gjetjen e pilotit të Emiliano Sala
Trupi i Emiliano Sala u gjet, por trupi i pilotit të tij ende nuk është gjetur.

Por për të gjetur David Ibbotson janë grumbulluar para nga familja e Sala.

Ibbotson është i zhdukur që nga 21 janari, kur avioni që ai po pilotonte u rrëzua në kanalin anglez, dhe ende ngelet mister pse ai nuk u gjet së bashku me ish-futbollistin e Nantes gjatë rrëzimit të avionit.

Sipas kanalit të njohur Fox Sports deri më tani janë grumbulluar 400 mijë dollarë për të vijuar kërkimet.

Nderkohe trupi i Emilano Sala u vendos në vendlindjen e tij në Argjetinë, teksa lamtumira e fundit iu dha ditën e shtunë. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2019, ora 11:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori