Fillojnë shetësimet nga dëmtimet për Romën, dy njëherësh
Sulmuesi i Romës, Patrik Schick, do të mungojë në ndeshje me Beneventon, pas një dëmtimi në muskuj.

Çeku u bashkua me Giallorossët këtë verë, por ka munguar në të shumtën e ndeshjeve këtë sezon. Ai shkaku i lëndimit ka munguar edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.

Sipas Sky ai do të mungojë edhe në ndeshje me Beneventon, pasi në stërvitje ka pësuar një dëmtim në muskuj dhe gjendja do të sqarohet plotësisht në ditët në vijim.

Radja Nainggolan po ashtu ka një shqetësim, por që është tubuar për ndeshjen e së mërkurës. Nuk dihet nëse belgu do të startojë në këtë ndeshje. Roma në tri ndeshja ka tubuar 6 pikë në këtë start të Serie A. /albeu.com/
Shtuar më 19/09/2017, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori