Fillon Bundesliga, Mainz 05 rigjen fitoren (VIDEO)
Bundesliga
Nisi dje në mbrëmje, në orën 20:30, fundjava futbollistike në Europë. Ishte ndeshja Mainz 05-Shtutgart, ajo që hapi siparin e Bundesligës gjermane në javën e të saj.

Ndeshje me dy fytyra, ku në pjesën e parë u pa një lojë e vakët, inaktive dhe pa emocione të forta. Ndryshe ishte e dyta ku në 10 minuta u shënuan 4 gola. 3 për vendasit dhe 1 për miqtë.

Mainz u rikthye te fitorja pas plot 3 muajsh ku i kishte të gjitha humbje dhe vetëm tre barazime. Fitorja e tyre e fundit daton më 27 gusht 2011. Fitorja 3 me 1 me Shtutgart pati shumë polemika pas një penalltie të dyshimtë të dhënë në favor të vendasve. /albeu.com/


Shtuar më 05/11/2011, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori