Fillon edicioni i ri i Bundesligas
Bayern Munich
Me ndeshjen mes dy kampionëve të fundit Baern - Volfsburg sonte në orën 20 e 30 minuta fillon edicioni i ri Bundes Ligës gjermane.

Baern Mynih si favorit i përhershëm edhe këtë edicion pritet të bëjë përpjekje për ta mbrojtur titullin. Si konkurent të fuqishëm do t`i ketë Shalken dhe Hamburegerin, ndërsa do të ishte e papritur sikur ndonjë ekip tjetër të kryeson tabelën.

Në ndeshjet tjera të javës së parë nesër nga ora 15 e 30 minuta do të luajnë:

Keln - Kajzerslautern
Frajburg - St.Pauli
Hanover -Ajntraht
Hofenhajm - Verder
Borusija Menhengladbah - Nirnberg

Tri orë më vonë Hamburger e pret ekipin e Shalkes.

Të dielën nga ora 15 e 30 minuta do të takohen Majnc dhe Shtutgart, ndërsa ditën e njëjtë nga ora 17 e 30 minuta xhiron e parë do ta përmbyllin Borusija Dortmund dhe Baern Leverkuzen.
Shtuar më 20/08/2010, ora 17:29
Tage: Bayern Munich
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori