Fillon lufta e gjigantëve për Belottin
Sipas mediave britanike Manchester Unitedi dhe Chelsea do të ‘luftojnë’ me Real Madridin për sulmuesin e Torinos, Andrea Belotti.

Gjigantët e La Ligës aktualisht udhëheqin rrugën në garë për sulmuesin e madh italian, i cili ka befasuar sezoneve të fundit me nivelin e tij të lartë.

Por, mediat angleze kanë raportuar se tani Real Madridi do të ketë konkurrencë të fortë për të nënshkruar me sulmuesin e Torinos.

Sipas mediumit britanik Express.co.uk, Jose Mourinho dhe Antonio Conte janë duke mbajtur shënime në 24-vjeçarin Belotti.

Belotti ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori