Finale Championsi? Ndoshta që këtë vit
Ndeshja e djeshme e Milanit përballë Arsenal mund të jetë veçse një formalitet. 4-0 e ndeshjes së parë i ofron siguri kuqezinjëve për ndeshjen e së nesërmes kundër Topçinjëve londinezë, megjithëse në Premier League skuadra e Arsene Wenger po bën një paraqitje shumë të mirë.

Trajneri i Milan , Massimiliano Allegri ka folur në një dalje publike për Milanin e tij dhe për ndeshjen e Champions League: Arsenal nuk do të rikthehet të fitojë trofe të rëndësihëm derisa të mos blejë lojtarë të mëdhenjë. Pa lojtarë të nivelit të lartë është shumë vështirë të fitohet kampionati ose Champions League. Kjo vlen për Arsenal ashtu siç vlen edhe për Milan apo edhe skuadra të tjera", u shpreh Allegri - liderët duhet gjithmonë. Te Milan lideri ynë është Ibrahimoviç, ndërsa nga ana karakteriale ishte Gatusso, ndërsa sot janë Thiago Silva dhe Van Bommel".

Real Madrid dhe Barcelona janë favoritet kryesore këtë sezon për të fituar Ligën e Kampionëve por Allegri nuk e ngreh flamurin e bardhë: " Të fitoj Championsin me Milan në këto dy vjet është objektivi im. Nëse jemi me fat mund të arrijmë finalen që këtë vit, por Real dhe Barça mbeten favoritë mbi të gjithë", përfundoi Massimiliano Allegri. /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2012, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori