Chelsea ka pësuar humbje të rëndë me rezultat 3-1 nga
Atletico Madridi në Stamford Bridge, me madrilenët që do të kualifikohen historikisht në
finalen e Champions Leagues.
Atmosferë fantastike mbizotëroi në Stamford Bridge, me Mourinhon që inkuadroi atë që ishte formacioni më i fortë. Torres startoi, bashkë me Hazardin e Ivanovicin.
Në fillim të sfidës, Koke rrezikoi për mysafirët, me një krosim që shkoi drejt portës dhe për pak sa nuk e befasoi portierin Schwarzer, mirëpo topi u përplas për shtylle.
David Luiz ka mundur të shënojë një gol spektakolar për vendasit, mirëpo goditja e tij përfundoi shumë pranë shtyllës.
Dhe pas një angazhimi të Azpilicuetas, Fernando Torres i shënoi ish-klubit të tij (36’) dhe natyrisht nuk e festoi golin.
Mirëpo, pas presionit të madrilenëve, Adrian reagoi për mrekulli në zonë për ta barazuar rezultatin (44’).
Pjesa e dytë filloi në mënyrë të zjarrtë.
Chelsea filloi me dominim në pjesën e dytë, duke rrezikuar në mënyrë të vazhduar portën.
Mungesa e portierit Petr Cech u tregua vendimtare në këtë pjesw.
Në minutën e 60-të ishte Eto'o ai që ndërhyri ndaj
Diego Costas dhe që rezultoi me një penalti për Atleticon, të cilën e konkretizoi pa ndonjë problem
Diego Costa.
Në vazhdim
Chelsea i vuri të gjitha forcat në sulm, e kjo i konvenoi Atleticos që me kundërsulme e vulosi lojën.
Pas një aksioni të rrezikshëm të mysafirëve, te vendi u gjend konkret turku Arda Turan, i cili realizoi në portën e rezervistit Schwarzer, dhe që vulosi edhe fatin e takimit (72'). Arda Turan në lot, ashtu sikurse tifozët e Chelseat që s'mund të besonin atë që po u ndodhte në territorin e tyre.
Deri në fund
Chelsea u hodh në sulm dhe
Atletico u mbrojt mirë. Madje Los Rojiblancos patën mundësinë që të thellojnë epërsinë e tyre fenomenale në udhëtim, duke rrezikuar edhe disa herë me Koken dhe Turan.
Me këtë fitore
Atletico Madridi siguron në mënyrë historike
finalen, duke befasuar të gjithë me fitoren e arritur në Londër, teksa për Chelsean e Mourinhos ka mbetur vetëm Premier League në lojë, e as kjo nuk është e sigurtë.
Finalja e Championsit, Real Madrid –
Atletico Madrid zhvillohet më 24 maj, në Lisbonë të Portugalisë.
Shtuar më 30/04/2014,
ora 22:37