Finalet që Real Madrid ka humbur përballë ekipeve angleze
Real Madrid e sheh veten në finale tretë radhazi dhe të katërt në pesë vitet e fundit.

Shanset për të triumfuar sonte në Kyiev janë të larta, pasi madrilenët dinë shumë mirë se si të kontrollojnë ndeshjen.

Por skuadra e Zidane ka vuajtur përballë ekipeve angleze, ku ka humbur në tre nga katër finalet e tyre.

Dy herë i ka humbur me Blutë e Londrës, njërën në vitin 1971 në Cup Winners Cup dhe tjetrën në vitin 1998 në Superkupën Evropiane.

Ndërsa tjetrën e ka humbur ndaj rivalit që ka sonte, Liverpool, në vitin 1981 në finalen e UEFA Champions Leagues. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori