Finalja Barcelona-Manchester United, me e ndjekura ne 2009
Albeu.com
Finalja e Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Manchester United , ka qenë ngjarja sportive më e ndjekur në botë, për vitin 2009. Ky është përfundimi i një organizmi të specializuar, me seli në Londër, sipas të cilit, finalja e fituar nga Barça është ndjekur nga 206 milionë teleshikues.
Në vendin e dytë, rezulton SuperBoulli amerikan me 162 milionë teleshikues dhe në vendin e tretë ka qenë gara e Bahreinit në Formula 1, me vetëm 54 milionë e, më tej, Finalja e 100 metrave në botërorin e Berlinit me 33 milionë teleshikues.
Shtuar më 01/02/2010, ora 20:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori