Finalja e Botërorit do të luhet me një top prej ari
Pëlqej
Albeu.com
Finalja e botërorit Gjermani 2006 që do të zhvillohet me 9 korrik do të luhet me një top prej floriri. Kështu ka deklaruar presidenti i komitetit organizativ të këtij kompeticioni Franz Beckenbauer."Finalja është një rast special për futbollistët, trainerët dhe për të gjithë tifozët anembanë botës", ka deklaruar Beckenbauer. "Të bësh një top të vecantë vetëm për sfidën më të rëndësishme në 4 vjet është një ide e madhe". Edhe Presidenti i Adidas Herbert Hainer e ka konfirmuar një gjë të tillë. Më pëlqen që kjo të ketë vazhdimësi edhe në botëroret e tjera, do ta bëjmë një gjë të tillë, por duhet të gjejmë gjëra të reja për cdo finale, ka përfunduar Hainer.
Shtuar më 18/04/2006, ora 18:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori