Finalja e Champions, një "El Clasico"
Arsene Wenger
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, mendon se finalja e Ligës së Kampioneve do të jetë midis Barcelonës dhe Real Madrid. Pra, do të ketë një "El Clasico" në Allianz Arena të Mynih, por më parë katalanasit duhet të mundin Chelsea, kurse galaktikët Bayernin vendas, pavarësisht se francezi shton në analizën e tij të përjavshme për "Eurosport" se gjermanët do t’u hapin punë spanjollëve.

"Në fushë Reali ka një avantazh sa i përket anës teknike, sociale dhe forcës fizike. Për mua është 60 me 40 që ata fitojnë. Që nga nisja e kompeticionit ata janë më të qëndrueshëm dhe që bëjnë një lojë të mirë".

Sa i përket përballjes së bluve me Barcelonën ai tha: "Mundësitë janë 65 me 35 për Barçën. Chelsea ka avantazhin të fitojë në sfidat ku janë superiore psikologjikisht dhe fizikisht. Drogba, Lampard dhe Terry kanë shumë eksperiencë. Jo e lehtë për katalanasit", përfundoi Wenger. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2012, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori