Finalja e Europa League i besohet gjyqtarëve holandez
UEFA ka njoftuar se Danny Makkelie nga Holanda do të gjykojë në finalen Ligës së Evropës për sezonin 2019/2020 mes Sevillës dhe Interit.

Ndeshja filane zhvillohet të premten nga ora 21:00 në Stadiumin e Kolnit.

37-vjeçari është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2008.

Këtë sezon, Makkelie ka gjykuar në shtatë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe dy në Ligën e Evoropës.

Kjo do të jetë finalja e parë e tij si gjyqtar në garat që organizohen nga UEFA

Ai ka qenë gjyqtar ndihmës në VAR në sezonin e kaluar në finalen e Ligës së Kmapionëve mes Tottenham Hotspur dhe Liverpool.

Danny Makkelie do të asistohet nga dy ndihmësit e tij holandezë, Mario Diks dhe Hessel Steegstra.

Shtuar më 19/08/2020, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori