Finalja e Europianit e trukuar? Ja si reagon UEFA
"Asnjë shqetësim për integritetin e Euro 2016, asnjë dyshim për ndeshje të trukuar". Është ky qëndrimi zyrtar i Uefa-s. Organizmi qeverisës i futbollit botëror i ka përshkruar masat e tij për të parandaluar trukimin e ndeshjeve me synim përfitimin nga bastet gjatë turneut, si një sukses absolut.

"Euro 2016 ka kaluar pa asnjë shqetësim të vetëm në lidhje me trukimin e ndeshjeve apo bastet e parregullta, – bëri të ditur Uefa.

Të 24 vendeve pjesëmarrëse ju ishin dhënë instruksionet e nevojshme, ndërkohë që sistemi i Uefa-s Betting Fraud Dedection System monitoroi flukset e basteve në kërkim të parregullsive.

Uefa i përshkroi masat si një sukses absolut duke theksuar se nuk pati asnjë shqetësim në lidhje me integritetin e asnjë prej 51 ndeshjeve të luajtura gjatë turneut në Francë.
Shtuar më 14/07/2016, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori