Finalja e Kupës së Italisë, sërish Roma-Inter
Albeu.com
Roma ka barazuar me rezultatin 1-1 në ndeshjen e mbrëmshme përballë Catanias, për të siguruar kështu finalen e Kupës së Italisë për të katërtin vit me radhë.Kryeqytetasit shënuan përmes mesfushorit Alberto Aquilani nga penalltia në minutën e 27-të, ndërsa Catania u përgjigj dy minuta më vonë me anë të Cristian Sivestrit nga gjuajtja e lirë.

Romanët pavarësisht barazimit, kualifikohen falë fitores prej 1-0 në ndeshjen e parë (goli i Francesco Tottit), që iu jep rezultatit e përgjithshëm 2-1.

Në finalen e 24 majit në Romë, verdhekuqtë do të takohen po ashtu për të katërtën herë me Interin, që të mërkurën mposhti Lazion me rezultatin 2-0. Roma është fitues i kësaj kupe në sezonin e kaluar, derisa Inter doli fitues në vitin 2005 dhe 2006. (start)
Shtuar më 09/05/2008, ora 17:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori