Finalja e Kupës së Gjermanisë, Bayern Munchen-Leipzig: Formacionet zyrtare

Pas triumfit në Bundesligë, Bayern Munichu do ta ketë mundësinë ta sigurojë trofeun e dytë për këtë sezon, brenda dy javëve, pasi që do të përballen me Leipzigun në finale të Kupës së Gjermanisë, DFB-Pokal, sonte në orën 20:00.

Skuadra e Niko Kovacit mund ta përfundojë sezonin me dy trofetë vendore, kur ata të përballen me skuadrën e Ralf Rangnickut në "Olympiastadion" në Berlin, për t’i dhënë fund të lumtur sezonit 2018/19.

Megjithatë, kjo mund të jetë edhe ndeshja e fundit e kroatit si trajner i Bayernit, pasi që Goal.com raporton se ai do të shkarkohet nga kjo pozitë çfarëdo rezultati të marrë në këtë përballje.

Ndërkohë, Leipzigu kërkon ta ngrejë trofeun e parë të madh dhe synojnë ta arrijnë këtë sukses historik pikërisht kundër gjigantit më të madh në futbollin gjerman.

Shtuar më 25/05/2019, ora 19:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori