Finalja e Kupes se Kosoves do te luhet mes Lirise - Vellaznimit
Albeu.com
Futbollistët e Vëllaznimit i hynë takimit të kthimit për Kupën Futbollistike të Kosovës me Gjilanin mjaftë të relaksuar, pasi kishin epërsinë e rezultatit nga ndeshja e parë e zhvilluar në Gjilan 3:2, prandaj kjo u reflektua në aksionet ...... e njëpasnjëshme që rezultuan me gol që në minutën e 9-të të ndeshjes. Goli parë u arrit pas një depërtimi të Kasapit nga krahu i djathtë, i cili gjeti të lirë Sermagjajn e ky nuk e pati vështirë ta mposhtë nga 15 metra portierin Enver Sermagjaj. Golin e dytë për ekipin vendës e realizoi Mark Milicaj, ndërsa për Gjilanin Chijoko ne fund të ndeshjes, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2:1 në favor të Vëllaznimit.

Skuadra tjetër që do të gjendet përballë Vëllaznimit në finalen që do të luhet këtë të diel, është skuadra e Lirisë, e cila sot mposhti Besën e Pejës me rezultat identik si ndeshja në Gjakovë, 2;1 në favor të vndësve. Për Lirinë golat i shënuan Tafilaj dhe Karahoda, kurse për Besën shënoi Kasapi.
Shtuar më 26/05/2010, ora 22:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori