Finalja e Moskës: Chelsea - Manchester United (VIDEO)
Albeu.com
Chelsea do ta sfidojë Manchester Unitedin në finalen e madhe që zhvillohet më 21 maj në Moskë, falë fitores 3-2 ndaj Liverpoolit në Stamford Bridge. Ja golat dhe detajet e ndeshjes ... Chelsea do ta sfidojë Manchester Unitedin për trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi siguroi një vend në finalen e madhe që zhvillohet më 21 maj në Moskë, falë fitores 3-2 ndaj Liverpoolit në Stamford Bridge. Blutë arritën të kalojnë në epërsi përmes golit të sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, në minutën e 33-të të lojës, por spanjolli Fernando Torres shënoi golin e barazimit në minutën e 64-të, për të rihapur sfidën dhe për të çuar ndeshjen në shtesë.

Një penallti e shkaktuar ndaj Michael Ballack, disa minuta pas fillimit të lojës shtesë, u shndërrua në gol nga Frank Lampard (98’), ndërsa avantazhin e thelloi Didier Drogba i cili shënoi golin e dytë të tij në këtë ndeshje (105’). Tre minuta para fundit të ndeshjes Ryan Babel shënoi për Liverpoolin, por vetëm sa për të ngushtuar rezultatin në 3-2 (117’).

Chelsea, që siguron finalen e Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori, do të ketë përballë kampionin e Anglisë, Manchester United, që të martën eliminoi ekipin spanjoll të Barcelonës, falë golit të Paul Scholes.

Dy ekipet janë po ashtu në luftë edhe për titullin e Premierligës, ku kryesojnë me pikë të barabarta, megjithëse Manchester ka diferencë më pozitive të golave.
Ja golat:

(start/albeu)
Shtuar më 02/05/2008, ora 02:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori