Finalja me River Plate, Boca kërkon fitoren në tavolinë, çon çështjen në CAS
Pëlqej
Kanë mbetur rreth 48 orë nga starti i finales së dytë të Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors, sfidë që është shtyrë dy herë për shkak të incidenteve që ndodhën në hyrje të stadiumit "Monumental".

Tashmë institucioni që drejton futbollin në Amerikën Latine, CONMEBOL ka vendosur që sfida të startojë të dielën në orën 20:30 në stadiumin "Santiago Bernabeu", por ndërkohë vijon përballja në zyra, mes dy klubeve.

Kështu pasi iu refuzua apeli në CONMEBOL, Boca Juniors ka vendosur të çojë në KAS çështjen e incidenteve të ndodhura në hyrje të stadiumit “Monumental”, ku u sulmua autobusi me lojtarët e saj dhe mbetën të plagosur disa futbollistë.

Klubi i Boca Juniors kërkon që të fitojë ndeshjen 0-3 në tavolinë dhe si rrjedhojë edhe Kupën e Libertadores, me pretendimin se Riveri si klub pritës, dështoi të organizojë takimin para 13 ditëve në "Monumental". /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2018, ora 17:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori