Finalja ndaj Tiranës, Kukësi jep lajmin e madh për tifozët (FOTO LAJM)

Kukësi do të përballet të dielën ndaj Tiranës në "Elbasan Arena" në finalen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në "Facebook", klubi verilindor lajmëron se do mundësojë udhëtimin pa pagesë të tifozëve kuksianë drejt Elbasanit.

Presidenti Safet Gjici ka vendosur autobusë pa limit nga qyteti i Kukësit, si dhe 4 autobusë nga Kamza dhe 1 nga Durrësi për të mbështetur skuadrën.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KUKËSIT:

Për ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë, FK Kukësi – KF Tirana, Presidenti Safet Gjici do të mundësojë udhëtimin pa pagesë të tifozëve kuksianë.

Konkretisht, nga qyteti i Kukësit do të nisen autobuzë pa limit drejt Elbasanit, nga Kamza 4 autobuzë dhe nga Durrësi 1 autobuz, për të mbështetur skuadrën, në përballjen ndaj kryeqytetasve në stadiumin “Elbasan Arena”.

Futboll Klub Kukësi i’u bën thirrje të gjithë sportdashësve, por në veçanti tifozëve kuksianë, që të jenë të pranishëm në ndeshjen më të rëndësishme të Kupës së Shqipërisë.

Ju mirëpresim!
Shtuar më 31/05/2019, ora 12:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori