Finalja po afrohet, çmimi i biletave thyen çdo parashikim në tregun e zi
Reali i Madridit pret sot rivalin e finalesKievit, teksa tifozët madrilen po tentojnë të bëjnë sa më shpejt të tyret biletën e finales së 26 majit.

Klubit spanjoll do t’i jepen nga UEFA 17 mijë bileta për t’i shitur në dyqanet e licencuara të tyre apo edhe në uebsajt, por nëse çmimet variojnë nga 70 deri në 160 euro mes tribunave prapa portave e atyre anësore dhe ato të tribunave qendrore nga 320 deri në 450 euro, frika është që në tregun e zi, çmimet të kalojnë lehtësisht 1500 eurot.

Në ueb gjithashtu kanë nisur të qarkullojnë edhe shifra si 150 mijë euro për një prej ambienteve “VIP”, në të cilat ofrohet ushqimi dhe fjetja për një natë, me pamje nga finalja e Champions-it dhe stadiumi i Kievit./albeu.com/

Shtuar më 02/05/2018, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori